Specialistët e Qarkullimit Rrugor në D.V.P. Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin S.K., 52 vjeç, banues në Shkallnur, Durrës për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe ” Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur”.
Arrestimi i tij u bë pasi paraditen e sotme ky shtetas duke lëvizur me autobusin e Unazës, Durrës, ka lënë hapur derën e autobusit ku për pasojë është rrëzuar fatorinoja shtetasja S.T.,50 vjeçe, e cila u transportua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat dhe nga testi i alkoolit rezultoi të ishte në gjendje të dehur.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.