Shoqata e Filozofëve të Kosovës e dënon kërcënimin ndaj gazetarit, Bujar Vitija

| 10 Gus 2021 | 19:59 | Nga

Shoqata e Filozofëve të Kosovës e ka dënuar kërcënimin ndaj anëtarit të SHFK-së, Bujar Vitija.

SHFK përmes një postimi në Facebook, e ka cilësuar si të papranueshme çdo tendencë të çfarëdoshme për të cenuar lirinë e medias dhe kërkon nga autoritetet përgjegjëse ta trajtojnë me seriozitet rastin.

Reagimi i plotë i SHFK-së:

SHFK e dënon kërcënimin ndaj anëtarit të Shoqatës së Filozofëve të Kosovës, Bujar Vitija

Sot, anëtari i Shoqatës së Filozofëve të Kosovës dhe gazetari i “Gazeta Shneta”, Bujar Vitia është kërcënuar. Ky kërcënim ka të bëjë me punën e tij si gazetar dhe SHFK e cilëson të papranueshme çdo tendencë të çfarëdoshme për të cenuar lirinë e medias.

Askush nuk duhet të jetë mbi fjalën e lirë dhe SHFK me këtë reagim kërkon nga autoritetet përgjegjëse të reagojnë dhe ta trajtojnë me seriozitet rastin.

Të ngjashme