Shoqata e logopedëve kërkon një odë të veçantë për licencimin e logopedëve

Prishtinë | 02 Pri 2024 | 11:25 | Nga Natyra Salihaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, të martën ka mbajtur takim me shoqatën e logopedëve, me Shoqatën e ergoterapistëve dhe me grupin e specialistëve të supervizionit për Psikologji Klinike dhe Psikoterapi.

Blerta Krasniqi, Logopede nga Kolegji Heimerer, bëri të ditur se kanë mungesë të ligjeve terapeutike.

“Nuk ekziston si term vetëm si bashkëpunëtorë, mungesa e protokollit për bashkëpunime tjera. Mungesa e ligjit për krijimin e odave, logopedi ka nevojë që licencimi me u bë nga Oda e Logopedëve. Rëndësia dhe përfshirja e logopedëve brenda. Qasja e intervenimit të hershëm, në sistemet e hershëm edukative janë të rëndësishme për Logopedët”, tha ajo.

Lekë Gjurgjiali, nga Shoqata e Logopedëve, tha se sfida më e madhe e tyre është mungesa e financimit, dhe shumica e logopedëve punojnë pa licencë.

“250 logopedë të diplomuar, 27 prej tyre kanë qenë të licencuar, një shifër alarmante, në vitin 2020 kanë qenë të punësuar vetëm dy logopedë, tashmë më sa e di janë katër”, tha Gjurgjiali.

“Deri në vitin 2023 nuk ka qenë profesion logoped brenda Odës. Një problem në kuadër të MSh-së është se ajo nuk i licencon organizatat jo qeveritare. Ka mungesë të inspekcioneve, një shumicë e madhe e tyre punojnë pa licencë. Shërbimet që i ofrojmë janë pa pagesë, sfida më e madhe është mungesa e financimit”, shtoi ai.

Deputeti, Bekim Haxhiu shtroi pyetjen se në cilën shoqatë e shohin veten logopedët.

Gjurgjiali,  tha se e shohin të rëndësishme një odë të veçantë.

Këtu ndërhyri, deputeti Haxhiu, duke thënë se është paksa e vështirë me 250 logopedë, me i bë si odë të veçantë.

Mirsad Shkreta, shtroi pyetjen se si me arrit me u sistemu si logopedë në institucione publike apo private.

Gjurgjiali, tha se e kanë të nevojshme me arrit me u sistemu Logopedia si fushë në institucionet publike.

“Kemi diskutuar me organizatat e Evropës, këtu nuk ofrohen as programe, hapi i parë që duam është me u studiu Logopedia në institucione publike që të kemi mundësi për të kontribuar në të ardhmen”, tha ai.

Ndërsa, deputeti Haxhi Avdyli, tha se prej 250 logopedë 4 të punësuar është një problem i madh.

“Futja e logopedëve në Ministrinë e Shëndetësisë është e rëndësishme. Ne si legjislacion duhet të krijojmë mekanizma për funksionim”, tha Avdyli.

Shemsedin Dreshaj, në diskutim e sipër u shpreh se duhet të shikojmë se ku të sistemohen logopedët në Ministrinë e Shëndetësisë apo në Ministrinë e Arsimit.

“Problem është definimi i statusit të logopedëve”, tha Dreshaj.

Kurse, deputeti Zemaj, tha se do merren hapa konkret, do marrim propozime t’i adresojmë dhe të bëjmë punë konkrete për shoqatat, “pavarësisht përgjegjësive duhet të marrim një vendim”, tha Zemaj.

Dajana Ollrigj, Përfaqësuese e Shoqatës së Ergoterapistëve, tha se jemi përpjekur për të reklamuar për Ergoterapi është një profesion shkencor shëndetësor që fokusohet për të ndihmuar njerëz që kanë probleme me shëndetin mendor apo fizik, ne po fokusohemi në aktivitetet për kujdesin personal në shtëpi apo jashtë saj. Ne po fokusohemi në përkushtim angazhim.

Ajo shtoi se ergoterapistët janë duke u larguar nga Kosova, për shkak të mungesës së mjeteve të punës, dhe aktivitetet e tyre i kryjnë në shtëpi private dhe nuk punojnë në institucione publike.

 Kollçaku në bashkëbisedim tha se dy shoqatat kanë nevojë për bashkëpunim me njëra tjetrën.

Erza Millaku, Përfaqësuese nga Insituti i Ergoterapisë, tha se ky profesion nuk ekziston fare në Kosovë, andaj kjo e pamundëson që ergoterapistët të nisin punën në institucione qoftë private apo publike.

Një tjetër problem, që e parashtruan ishte edhe mungesa e një udhëzimi administrativ që ua pamundëson të fillojnë punën në ndonjë klinikë.

Gjithashtu u cek se, QKUK e referon tashmë këtë profesion tek fëmijët.

Drenusha Rugova nga Insituti i Ergoterapisë, tha se ky profesion me intervenimin e hershëm, do iu ndihmojë fëmijëve për një zhvillim më të mirë.

Të ngjashme