Shoqata e Sigurimeve të Kosovës, ka marrë vendim që familjes së policit të vrarë dje në Istog, Izet Demaj t’i ndahen 5,000 euro.
Lajmi për vrasjen e policit Demaj, i cili deri në momentet e fundit të jetës tentoi të mbrojë qytetarët dhe pronën e tyre ka tronditur tej mase Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës, pronarët, menaxherët, por edhe punëtorët e industrisë që ne përfaqësojmë.
“Vrasja e policit Izet Demaj duke luftuar me krimin, përfundimisht tregon përkushtimin dhe devotshmërinë e tij të madh që ka pasur ndaj vendit dhe popullit të vet. Prandaj polici Demaj do të mbahet mend gjithmonë, pasi që ka flijuar vetën në mbrojtje të qytetarëve”, ka thënë Sami Mazreku, drejtor Ekzekutiv i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës.
Shoqata e Sigurimeve të Kosovës shpreh ngushëllimet më thella familjes, miqve dhe kolegëve të tij, si dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.