Këshilli drejtues i Shoqatës së Transportit rrugor të udhëtarëve sot ka mbajtur mbledhje.
Në këtë mbledhje është kërkuar nga Qeveria që të ndahen mjete nga pakoja e rimëkëmbjes ekonomie për sektorin e transportit.
Kjo është bërë e ditur nga Ruzhdi Kurtishaj, kryetar i Shoqatës së Transportit të Udhëtarëve, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook.
Në këtë mbledhje po ashtu është thënë që nëse kjo kërkesë e tyre nuk realizohet greva e gjithë sektorit të transportit është e pashmangshme.
Postimi i tij i plotë:
Sot u mbajtë mbledhja e Shoqatës së transportit rrugor të udhëtarve.
Këshilli drejtues i shoqatës edhe njëherë kërkon, që urgjentisht të mbështet sektorin e transportit rrugor të udhëtarëve duke ndarë mjete nga pakoja e rimëkëmbjes ekonomike siç ka premtuar Kryeministri në takimin e datës 28 korrik 2020 në të kundërtën greva e gjithë sektorit të transportit është e pashmangshme.