Shoqata “Miqtë e Amerikës” ka nderuar ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump, me Çmimin e Paqes, për kontributin e tij në parandalimin e një konflikti të mundshëm mes Kosovës dhe Serbisë dhe në forcimin e marrëdhënieve të përjetshme Kosovë–ShBA.
Në njoftimin e saj, Shoqata thekson se gjatë mandatit të tij, Presidenti Trump ka luajtur rol të rëndësishëm në ruajtjen e stabilitetit në Ballkan, si dhe ka mbështetur shtetin e Kosovës në procese të rëndësishme, përfshirë transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës dhe njohjen e Kosovës nga Izraeli.
Shoqata “Miqtë e Amerikës” gjithashtu ka bërë thirrje që mbështetja amerikane ndaj Kosovës të vazhdojë fuqishëm, gjithmonë në funksion të interesit kombëtar dhe miqësisë së përhershme mes dy vendeve.
