Shoqatat e luftës duhet të riorganizohen

Prishtinë | 22 Tet 2024 | 16:13 | Nga Astrit Gashi

Profiterëve dhe atyre që abuzojnë me emrin e UÇK-së duhet t’u merret statusi i veteranit dhe të ndiqen penalisht, pavarësisht se kush janë. Çdo individ që ka përfituar në mënyrë të padrejtë nga ky status dhe që ka shpërdoruar respektin dhe sakrificën e atyre që me të vërtetë kanë kontribuar për lirinë e vendit, duhet të përballet me drejtësinë.

Shoqatat e luftës duhet të riorganizohen dhe të përfaqësohen nga individë të denjë, të ndershëm dhe me integritet të lartë moral. Vetëm persona që vërtet kanë dhënë kontribut në luftën për liri dhe që janë të përkushtuar për ruajtjen e vlerave të vërteta të UÇK-së duhet të kenë të drejtën të përfaqësojnë këto shoqata. Këto organizata duhet të mbrojnë vlerat e lirisë dhe sakrificës, jo të bëhen mjete për përfitime personale apo politike.

Reformimi i këtyre shoqatave është i domosdoshëm për të ruajtur trashëgiminë e luftës çlirimtare. Duhet të krijohet një mekanizëm i rreptë për të ndeshkuar profiteret për të siguruar që çdo veteran të ketë marrë statusin e tij me meritë dhe që emri i UÇK-së të mos përdoret për qëllime përfitimi nga askush.

Shumë komandatë kanë keqperdorë pozitat e tyre prandaj sot del tylifar profiteri dhe ofendon vlerat me sublime te kombit.

Të ngjashme