Shoqëria civile kërkon që deputetët e Kuvendit të punojnë më intenzivisht në realizimin e agjendës së sesionin vjeshtor, raporton Ekonomia Online.
Njohësi i çështjeve politike, Shemshi Jashari, tha për Ekonomia Online, se Kuvendi do e ketë më të vështirë punën për shkak të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale.
Mirëpo, ai pret që deputetët të tregohen më të përgjegjshëm ndaj detyrës së tyre zyrtare.
“Po nëse shohim sesionin Pranveror nuk ka qenë efikas i kemi vetëm shtatë ligje të miratuara dhe mbi 100 projektligje që presin të miratohen, dhe mendoj që është e udhës që Kuvendi t’i kthehet punës. Është dashtë që Kuvendi t’i shkurtoj pushimet për shkak të pandemisë. Mendoj si Kuvend i ka për detyrë të jetë me efikas dhe më konkretizues apo realizimin e agjendës të sesionit Vjeshtor. Do të jetë pak e vështirë pasi do të hyjmë në fushatë zgjedhore, dhe diskutimi në Kuvend mund të jetë një folklor me qëllim për ta fituar ndonjë votë nga secila parti. Kjo do ta largoj Kuvendin nga agjenda e saj”.
Tutje, Jashari thotë se shpreson që në aspektin procedural nuk do të ketë pengesa në Kuvend.
Mendoj që e ka me detyrim tejet më serioz, nëse i referomi të statistikave të organizatave monitoruese i bien që kemi mbi 440 mungesa të deputetëve për sesionin pranveror dhe kjo është e papërgjegjshme… Është e detyrueshme që secili deputet veç e veç të jetë i fokusuar në realizimin e mandatit të vet, në përcjelljen e situatës të përgjithshme, në amendamentimin e shumë ligjeve që presin, të paktën që në aspektin procedural të mos kenë pengesa.
Ndërsa, përmes një përgjigje me shkrim, Flutura Kusari, aktiviste, tha se Kuvendin e pret një një agjendë jashtëzakonisht e ngjeshur, me një numër të madh të ligjeve që presin të procedohen.
Kusari, po ashtu tha se deputetët duhet të punojnë intenzivisht për t’i çuar deri në fund obligimet e tyre.
“Kuvendin e Kosovës e pret një agjendë jashtëzakonisht e ngjeshur, me një numër të madh të ligjeve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare që presin të procedohen. Deputetët duhet të punojnë intenzivisht dhe profesionalisht në mënyrë që të aprovohen ligje që janë në interes të publikut, lehtësisht të zbatueshme dhe në pajtim me standardet europiane. Shpresoj që deputetët nuk do ta shndërrojnë seancat plenare në teatro që ofron shfaqje argëtuese për publikun, siç ndodhë shpesh, por që do ta trajtojnë Kuvendin si institucioni më i rëndësishëm në vend që përfaqëson popullin.
Ajo tha se Kuvendi po ashtu do të zhvillojë shumë procedura rekrutuese si përzgjedhjen e anëtarëve të bordit të Radio Televizionit të Kosovë, Komisionit të Pavarur për media etj, e këto procese duhet të bëhen në mënyrë sa më transparente dhe profesionale, në mënyrë që pozitat t’i marrin ata që e meritojnë.
Kuvendi Kosovës do të nis punën gjatë javës së ardhshme. Të hënën Kryesia e Kuvendit do të mbajë mbledhje për të caktuar seancën e radhës plenare.