Shoqëria civile: Seanca e thirrur nga Veseli është kundër Astritit (Foto)

Prishtinë | 20 Dhj 2016 | 10:15 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shoqëria civile edhe njëherë është mbledhë në sheshin “Skënderbeu” në kryeqytet për të kërkuar drejtësi në rastin e vdekjes së Astrit Deharit.

Në protestën e cila ka filluar në orën 10:00, shoqëria civile, por edhe qytetarë të tjerë, po kërkojnë që të zbardhen në plotni rasti i vdekjes së aktivistit të VV-së, raporton Ekonomia Online.

Me pankarta në duar ata kërkonin “Drejtësi për Astritin dhe hetim të pavarur”. Ata brohorisnin “Pa drejtësi nuk ka qetësi,

Yll Rugova, përfaqësues i Shoqërisë civile, tha se seanca e thirrur nga Kadri Veseli, për të diskutuar për Astrit Deharin, është e papranueshme, ngase sipas tij kjo seancë në fakt është kundër Astritit.

“Me këtë seancë përveç po ofendojnë 24 mijë nënshkrime të qytetarëve, Kadri Veseli me bashkëpartiakët e tij me këtë seancë të cilën do e dëmtojnë rastin Deharit. Bëjmë thirrje që kryetari i kuvendit të na kërkoj falje”, ka thënë Rugova.

Rugova bëri të ditur se kanë dërguar sot në mëngjes edhe 120 letra të adresuara secilit deputet duke kërkuar që të merret parasysh rasti i Astrit Dehari.

“Përfaqësuesit e shoqërisë civile sot në mëngjes kanë dërguar kuvendit dhe deputetëve 120 letra . Në to është shkruar kërkesa e shoqërisë civile që të merret parasysh rasti i Astrit Deharit”, ka shuar Rugova.

Ai kërkoi shkarkimin e ministres se Drejtësisë Dhuratat Hoxha dhe ministrit të punëve të Brendshme Skënder Hyseni. Po ashtu shtoi se njerëzit zyrtarë brenda burgut të Prizrenit janë të implikuar në këtë rast dhe se kjo seancë e cila po mbahet është kundër Astritit pasi që vullneti i qytetarëve u neglizhua.

Aktivistja tjetër e Shoqërisë civile, Besa Luzha tha se peticioni të cilin e kanë dërguar ka pasur shumë kërkesa, ndërsa mbajtja e një seance është vetëm njëra ndër kërkesat e shumta.

“Mbajtja e kësaj séance është njëra ndër pikat që ne kemi kërkuar, por nuk duhet harruar që ne kemi pasur edhe kërkesa të tjera. Ne kemi kërkuar shkarkimin e ministres së drejtësisë Dhurata Hoxhës dhe ministrit të punëve të brendshme Skënder Hyseni. Nuk duhet neglizhuar kërkesa e 24 mijë qytetarëve nga ana e Kuvendit të Kosovës”, tha Luzha.

Ajo u bëri thirrje deputetëve që t’i marrin parasysh kërkesat e peticionit të nënshkruar nga rreth 24 mijë qytetarë.

Të pranishëm janë edhe aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, por edhe prindërit e Astriti.

E në anën tjetër deputetët po diskutojnë në një seancë të jashtëzakonshëm për rastin e vdekjes së Astrit Deharit.

15608488_1214773565268022_1345647881_o

15658999_1214772741934771_2050065811_o

15629003_1214774298601282_426813629_o

Të ngjashme