Shoqërohet në polici një person për transport ilegal të druve

Prishtinë | 19 Dhj 2025 | 09:20 | Nga Ekonomia Online

Një person është shoqëruar në stacionin policor të enjten rreth mesditës, pasi në fshatin Keqekollë u kap duke transportuar dru pa dokumentacionin përkatës.

Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari kishte të ngarkuar rreth 5.5 metra kub dru, për të cilat nuk posedonte dokumente përcjellëse.

Pas intervistimit nga policia, me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Të ngjashme