Shpallen rezultatet e Testit Psikologjik dhe Kontrollimit Mjekësor për rekrutimin e Zyrtarëve Policorë

Prishtinë | 21 Jan 2026 | 16:19 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë shpallur rezultatet e Testit Psikologjik dhe të Kontrollimit Mjekësor për kandidatët që kanë aplikuar për pozitën e Zyrtarit Policor.

Sipas njoftimit, Testi Psikologjik është mbajtur në periudhën nga 22 dhjetori 2025 deri më 9 janar 2026, ndërsa Kontrollimi Mjekësor është zhvilluar nga 23 dhjetori 2025 deri më 14 janar 2026. Këto procedura janë realizuar në kuadër të konkursit me numër reference 10/1-01/SRS/386/2025, i shpallur në periudhën 17 qershor 2025 – 7 korrik 2025.

Policia e Kosovës bën të ditur se kandidatët e interesuar mund të informohen rreth rezultateve, si dhe për hapat e radhës të procesit të rekrutimit, përmes faqes zyrtare të Policisë së Kosovës.

Të ngjashme