Shpallen zgjedhjet e reja në LDK, Abdixhiku thotë se s’ka mospajtime në parti

Prishtinë | 24 Maj 2023 | 16:55 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se kjo parti më 1 qershor do të hyjë në zgjedhje të brendshme, raporton Ekonomia Online.

Abdixhiku tha se të premten do të mblidhet Këshilli i Përgjithshëm për t’u përgatitur për këto zgjedhje, derisa theksoi se ky proces zgjedhor do të zhvillohet mbi 7 parime.

“Sot kryesia e LDK ka marrë vendim të shpallë zgjedhje të brendshme. Për ne ky proces është festë sepse gjithmonë LDK-ja ka besuar në demokraci”, tha Abdixhiku në konferencën e sotme për media.

Kreu i LDK-së theksoi se synojnë që të kenë prezencë më të madhe të të rinjve në këtë proces zgjedhor dhe po ashtu tha se synojnë që njëra nga pozitat e nënkryetarit të jetë për një grua.

“S’ka mospajtime në mes partisë. Partia është më e bashkuar se kurrë. Të gjithë janë të interesuar të kemi një proces të hapur dhe të përfshirje të të rinjve dhe grave, si dhe një nga pozitat e nënkryetarit të jetë grua”, u shpreh ai.

Ai po ashtu shtoi se kanë marrë vendim të hapin katër degë në komunat veriore të Kosovës, si dhe të kenë organizim territorial të degëve në mërgatë.

Të ngjashme