Shpaloset flamuri gjigand i Serbisë në protestën e sotme në Rudarë

Prishtinë | 22 Dhj 2022 | 12:17 | Nga Ekonomia Online

Një flamur i Serbisë shfaqet sot në protestën e sotme në fshatin Rudarë, komuna e Zveçanit. Kjo protestë tashmë ka filluar ku qytetarëve serb, shprehin pakënaqësit e tyre kundër siç thonë “kërcënimeve” të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Në këtë vend, i cili në mesin e komunitetin lokal serb njihet edhe si “Te kryqi”, ndodhet një prej barrikadave të ngritura në veri të Kosovës qysh më 10 dhjetor.

Policia e Kosovës, nëpërmjet një komunikate për media, i ftoi qytetarët që “të kenë vëmendje dhe kujdes të shtuar” gjatë protestës.

Ndërkaq si rezultat i situatës janë shtuar forcat e Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it.

Të ngjashme