Kryetari aktual i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka reaguar pasi Podujeva ka shkuar në balotazh.
Përmes një postimi në Facebook, Bulliqi ka thënë se beteja nuk ka përfunduar dhe se do të vazhdojë.
“Të dashur qytetarë, pas procesit të djeshëm zgjedhor, i cili u përcoll me një proces mjaft demokratik dhe pjesëmarrje të kënaqshme qytetare. Dëshiroj t’ju falënderojë dhe të shpreh mirënjohje të thellë për secilën votë që keni besuar për mua dhe Lëvizjen VETËVENDOSJE! në Podujevë në këto zgjedhje lokale. Po ashtu, shpreh mirënjohje e falenderim për secilin kontribut e angazhim të secilit qytetar, aktivst, anëtar e mbështetës të Lëvizjes që punuan parreshtur për këtë rezultat”.
“Beteja nuk ka përfunduar, ne vazhdojmë me zemër plot vullnet për të fituar këtë betejë. Llapi nuk ka kohë për kthim prapa, e ardhmja jonë është e përbashkët. Bashkë do të fitojmë! Bashkë do të qeverisim”, ka shkruar ai në Facebook.