Shpejtim Bulliqi ngushëllon familjen e heroit Hakif Zejnullahu

Prishtinë | 06 Dhj 2021 | 09:10 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi e ka ngushëlluar familjen e heroit, Hakif Zejnullahu për vdekjen e Sabit Zejnullahut.

Ai tha se Sabit Zejnullahu ishte veprimtar i dalluar i çështjes kombëtare, përcjell Klankosova.tv.

“Me dhimbje dhe pikëllim të madh mora lajmin për vdekjen e bacit Sabit Zejnullahu. Baci Sabit ishte njeri fort i dashur, i urtë e punëtor.  Ishte babai i heroit Hakif Zejnullahu edhe vetë ishte veprimtar i dalluar i çështjes kombëtare.Familjes Zejnullahu, farefisit dhe gjithë atyre që e kanë njohur, ju shpreh ngushëllime të sinqerta”, ka shkruar Bulliqi.

Të ngjashme