Shpend Ahmeti edhe zyrtarisht kandidat i Vetëvendosjes për Prishtinën

Prishtinë | 07 Gus 2017 | 16:08 | Nga

Kryetari aktual i komunës se Prishtinës, është rizgjedhur nga anëtarsia e kësaj partie për kandidat për kryetar komune në Prishtinë.

Vetëvendosje njofton se për Ahmetin kanë votuar 96.8%. Ndërsa 3.2% kanë votuar kundër.

“Bazuar në këtë rezultat, Shpend Ahmeti zyrtarisht zgjedhet kandidat i Lëvizjes VETËVENDOSJE! për komunën e Prishtinës në zgjedhjet lokale 2017”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e VV-së.

Njoftimi i plotë i Vetëvndosjes:

Shpend Ahmeti rizgjedhjet nga anëtarësia si kandidat për kryetar komune në Prishtinë.

Të dielën, në 34 vendvotime në të gjitha fshatrat dhe lagjet e Prishtinës anëtarësia e Lëvizjes VETËVENDOSJE! ka votuar për kandidatin për kryetar komune të Prishtinës.

Pas verifikimit të votave në këto vendvotime nga Komisioni Ad hoc Zgjjedhor i Qendrës së Prishtinës dhe pas skadimit të afatit për ankesa, ky komision shpall rezultatin final:

96.8% kanë votuar “Për”

3.2% kanë votuar “Kundër”

Bazuar në këtë rezultat, Shpënd Ahmeti zyrtarisht zgjedhet kandidat i Lëvizjes VETËVENDOSJE! për komunën e Prishtinës në zgjedhjet lokale 2017.

E urojmë kandidatin e zgjedhur dhe Qendrën e Prishtinës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme