Shpend Ahmeti falënderon anëtarësinë e LVV-së

Prishtinë | 08 Gus 2017 | 16:39 | Nga

Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook ka falënderuar anëtarësinë e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë për besimin e dhënë që ai të kandidohet edhe për një mandat për kryetar të Prishtinës.

Postimi i plotë:Faleminderit anëtarësisë së LVV Prishtinë për besimin e dhënë. Për zhvillimin e qytetit tonë edhe në 4 vitet e ardhshme. #mezemër

Ndryshe, Ahmeti është rizgjedhur sërish si kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Kjo është vendosur në zgjedhjet e brendshme të kësaj lëvizje, që u mbajtën të dielën në fshatrat dhe lagjet e Prishtinës. Pas verifikimit të votave, Shpend Ahmeti ka arritur të marrë 96.8% të votave “për” dhe 3.2% “kundër”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme