Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, po iu dërgon qytetarëve mesazhe në numrat e tyre të telefonit, për të ju kërkuar të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre.
Në mesazhin e dërguar nga kryetari Ahmeti, thuhet se është koha të ruajme dhe respektojmë njëri-tjetrin, duke qëndruar në shtëpi.
“Koha eshte te ruajme e respektojme njeri tjetrin. Per te miren e Juaj dhe familjes suaj, Ju lutem #rriNshpi. Do te ja dalim se bashku. Shpend Ahmeti”, ka shkruar kreu i Prishtinës në mesazhin dërguar qytetarëve.
Ndërkohë, Ahmeti ka marrë një mori masash në kryeqytet për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19.