Ish-kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka kritikuar opozitën të cilët në Kuvend ia përmendën Qeverisë shtesat e fëmijëve me nga 10 euro.
Ai në një postim në facebook tha se edhe kur ka qenë koha e tyre ka pasur shpenzime familjare, dhe se nuk është shumë e madhe por janë më shumë se sa ata kanë dhënë.
“Edhe unë mendoj që shtesat 10 euro për fëmijë nuk mjaftojnë, por janë më shumë se zero. Kur dëgjoj opozitën se kritikon shtesat, medemek kurgjë nuk janë për shpenzimet e një familjeje, thjeshtë me duket ironike. Ato dhjetë euro nuk janë shumë por janë 10 më shumë se ju që i keni dhënë. Se edhe në kohën e juaj ka pas shpenzime familjare”, tha Ahmeti.
Ai po ashtu shtoi se prej shumë gjërave që opozita mund ta kritikojnë Qeverinë duhet të zgjidhen ato që nuk i qesin më keq.
“Prej 100 gjërave me e kritiku këtë qeveri, mos i zgjedhni ato që juve ju qesin edhe më keq. 10 euro nuk janë të njejta si për juve si për ata në nevojë.”, shkroi Ahmeti.