Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ka filluar mbjella e fidanëve për sezonin vjeshtor në Komunën e Prishtinës.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se vetëm sivjet do të mbillen 4 000 të tilla.
“Brenda katër viteve, në Komunën tonë janë mbjellë plot 12 000 fidanë dhe mbi 1 200 000 lule”.
Ahmeti ka thënë se Komuna do të vazhdojë të angazhohemi edhe më shumë për rritjen dhe mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra, ashtu që të ndikojmë në përmirësimin e ambientit të qytetin tonë.
Shpend Ahmeti është kandidat i Vetëvendosjes edhe për një mandat në krye të kryeqytetit. Fushata zgjedhore ka nisur zyrtarisht dje.



