Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti në profilin e tij zyrtarë ka publikuar një video ku shihet një person me thikë duke prerë rrotën e makinës së komunës.
Ahmeti ka thënë se kjo nuk mund të kuptohet ndryshe pos si kërcnim.
Statusi i plotë i Shpend Ahmetit:
Herët në mëngjes të shtunen, një person e ka pre me thikë rroten e makines së Komunës të cilën e përdori për dalje në terren. Kjo nuk mund të kuptohet ndryshe pos tentim kërcënimj.
Kërcënimet e tilla janë të kota, pa marr parasysh se nga kush vijnë dhe çka synojnë.
Rastin e kemi lajmëruar në polici por meqenëse mediat po thërrasin menjëherë pas lajmerimeve në polici, këtë video po e postojmë vet.
Kot e keni, kushdo që jeni!