Shpend Ahmeti: Shumë qytetarë janë lajmëruar për të ofruar ndihmën personale

Prishtinë | 26 Nën 2019 | 13:44 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, ka shprehur gatishmërinë që edhe ekipet emergjente të Komunës së Prishtinës të ofrojnë ndihmë për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Ahmeti tha se shumë qytetarë janë lajmëruar për të ofruar ndihmen personale.

“Përveç ndihmes që po e ofron shteti i Kosovës pas tërmetit në Shqipëri ekipet tona të urgjencës në Komunën e Prishtinës dhe ekipet emergjente të Shërbimeve Publike janë të gatshme për të ofruar ndihmen e nevojshme. Shumë qytetarë janë lajmëruar për të ofruar ndihmen personale. Falemnderit të gjithëve!”.

Të ngjashme