Ndërtimi i një rruge që po bëhet në Lagjen Mati afër pompës “Stella”, ish-pompa “Alia” në Prishtinë ka ngjallë reagimet e banorëve të atyshëm.
Koordinatori në Qendrën Don Bosko, Anton Gojani, në cilësinë e banorit ne atë lagje ka kërkuar nga kryetari, Shpend Ahmreti te shikojë projektin për rrugën, meqë konsideron që trotuari është duke u ndërtuar po kritere.
Gojani ka publikuar edhe fotografi të rrugës
Postimi i tij në facebook:
Punimet e Komunës se Shpend A. Ahmetit në rrugën tone përmes firmës KEMA Company pa asnjë skice, se për projekt të mos flasim. Asnjë zyrtar i komunës nuk merret me rrugën dhe me kërkesat e banoreve te lagjes.
Shtyllat e rrymës duke u rrezuar nga mos vullneti i komunës për te hapur një kanal dhe për të vendosur një gyp. Nuk ka asnjë ujëmbledhës për ujerat atmosferike edhe pse i kemi kërkuar kryetarit drejtpërdrejte sipas sugjerimit te tij.
Punë-kryesi KEMA company është edhe komune edhe mbikëqyrës edhe projektues edhe vendimmarrës për çdo gjë qe dëshiron të punojë. Janë te fuqishëm sepse i japin çaja Danit në komune dhe kane lidhje te fuqishme brenda komunës. Këtu mund te shihni si punohet dhe si bllokohet rruga kryesore për Matiçan dhe rruga e lagjes sonë me zallin e shkarkuar në mes të rrugës. Është i vetmi rast ku anësoret do të vendosen pasi te vendosen kubezat.
Për kohen e kryerjes se punimeve jeni rekord, 8 jave deri tash për 100 metra gjatësi. Kryetar a kemi mundësi te shohim projektin për rrugën ? Ku është transparenca dhe qeverisja e mire?