Shpend Maxhuni nuk raporton për arrestimin e Nehat Thaçit

Prishtinë | 18 Tet 2016 | 15:09 | Nga

Ndonëse ishte planifikuar që drejtori i Policisë, Shpend Maxhuni, të raportoj para Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë në lidhje me arrestimin e drejtorit rajonal të policisë në Mitrovicë Nehat Thaçi, një gjë e tillë nuk ka ndodhur, ndërsa në vend të Maxhunit ka raportuar zëvendësi i tij, Naim Rexha.

Numri dy i policisë Naim Rexha, ka treguar arsyet e lëvizjes së Thaçit në drejtim të shtetit serb. Sipas Rexhës, Thaçi kishte planifikuar që të shkoj për vizitë familjare në vendet e Evropës ndërsa, sipas tij kalimin nëpër serbi Thaçi e kishte për qëllim ta shfrytëzoj si rrugë transite, shkruan zeri.info

“Me lejoni të ju informoj një person e ka paraqitur rastin për arrestimin e kolonel Thaçit, pasi që i njëjti bashkë më të në udhëtim privat e ka kaluar pikën e kontrollit. Me të marrë informacion është njoftuar menaxhmenti i lartë i Policisë së Kosovës, me automatizëm janë lajmëruar edhe ministri i punëve të brendshëm dhe zyrtarë të Eulexit. Ai ka paraqitur se do të bëjë një viztë të familjarët e tij në Zvicer dhe Gjermani dhe ka qenë duke kaluar transit nëpër Serbi. Dhe gjatë gjetjes së një urdhërarrësti i cili daton nga muaji shtator i vitit 2010 i cili kan të bëjë me veprën penale të terrorizimit që ka të bëjë me periudhën 1999. Ai është dërguar në burgun e Nishit me datën, dhe pas seancës gjyqësore atij i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Policia më të marrë informacionin e verifikuar vazhdon te mbajë kontakte me familjet e tij dhe sipas vlerësimeve tona”, ka thënë Rexha.

Zv.drejtori i Policisë, Naim Rexha ka thënë se ata si polici nuk e kanë bërë informimin e Thaçit për mos kalimin nëpër shtetin serb.

“Sa i përket informimit të për mos kalim ne nuk e kemi bërë sepse të gjithë punonjësit tanë gëzojnë të drejtat civile dhe parime e të lëvizjes se lirë. Tashmë pas arrestimit organet e Serbisë e kanë informuar UNMIK-un në Kosovë dhe me pastaj ata e kanë informuar drejtorinë tonë. Me të pranuar këtë informacion Policia e Kosovës e ka informuar Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Ministrinë e Drejtësisë, po ashtu ka pasur që kërkesa nga Eulex-i që kjo çështje të zgjidhet”, ka thënë Rexha.

Rexha është përgjigjur në pyetje të deputetëve duke thënë se në regjistrat dhe shënimet e policisë nuk rezulton se Nehat Thaçi të këtë kaluar kufirin asnjëherë më parë. Sipas tij, Nehat Thaçi nuk ka figuruar në asnjë listë të kërkuar nga Serbia.

Të ngjashme