Kjo është pozita e re që iu ofrua Shpend Maxhunit nga Policia e Kosovës

Prishtinë | 22 Nën 2019 | 16:19 | Nga Ekonomia Online

Shpend Maxhni i cili para disa javëve dha dorëheqje nga pozita e shefit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, (AKI) pritet që së shpejti të emërohet në një pozitë të re.

Maxhuni do të emërohet në pozitën e Drejtorit të drejtorisë së komunikacionit në nivel të vendit.

Kujtojmë që, Maxhuni ishte emëruar shef i këtij institucioni më 20 prill 2018 për një mandat pesë vjeçar, mandat të cilin mund ta vazhdonte edhe një herë, shkruan Insajderi.

Drejtor i AKI-së deri atëherë ishte Driton Gashi, i cili kishte ofruar dorëheqjen e kërkuar nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Ramush Haradinaj pas skandalit të dëbimit të 6 shtetasve turq nga Kosova.

Maxhuni deri në atë kohë mbante pozitën e drejtorit të Policisë së Kosovës.

Ndërkohë, lajmin për dorëheqjen e Maxhunit e kishte bërë të ditur kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj, por pa dhënë edhe arsyet e plot pse ka ndodh ky veprim.

“Kam pranuar dorëheqjen e Drejtorit të AKI-së, z. Shpend Maxhuni, nga funksioni i tij në krye të Inteligjencës kosovare. Z. Maxhunin e falënderova për bashkëpunimin profesional të deritashëm në mbrojtjen e sigurisë së vendit dhe popullit tone”, kishte deklaruar Haradinaj.Haradinaj madje atë e dekoruar edhe me medaljen e Skënderbeut “me motivacionin për profesionalizëm dhe besnikëri në shërbim ndaj atdheut”.

“Gjatë këtij mandati, Qeveria e Kosovës është angazhuar pandalë në forcimin e rendit dhe ligjit në vend dhe institucionet e sigurisë. Në këtë angazhim, roli i z. Maxhunit ka qenë i rëndësisë së veçantë dhe sot, AKI është një ndër institucionet më profesionale dhe më kredibile në vend dhe më gjerë”, kishte shkruar Haradinaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme