Shpend Maxhuni rikthehet në Polici si këshilltar i Rashit Qalaj

Prishtinë | 24 Dhj 2019 | 18:23 | Nga Ekonomia Online

Ish-shefi i AKI-së, Shpend Maxhuni është rikthyer në Policinë e Kosovës.

Maxhuni i cili dikur ishte Drejtor i Përgjithshëm e Policisë së Kosovës, tani në këtë institucion do të punojë si këshilltar i drejtorit aktual.

Maxhuni i cili ka gradën kolonel, do të jetë këshilltar Operacional i Drejtorit të Përgjithshëm, Rashit Qalaj.

Kjo është konfirmuar për lajmi.net, nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Po, i njëjti është kthyer në PK, në pozitën Këshilltar për çështje Operacionale i Drejtorit të Përgjithshëm”, ka thënë Kelani.

Maxhuni kishte dhënë dorëheqje nga AKI në nëntor të këtij viti.

Dorëheqja e tij u tha se erdhi për arsye të disa problemeve shëndetësore.

Të ngjashme