Shpërbëhet parlamenti i Izraelit, zgjedhjet e reja në prill

Prishtinë | 24 Dhj 2018 | 14:21 | Nga Ekonomia Online

Izraeli do të mbajë zgjedhje të përgjithshme në muajin prill të vitit 2019. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i kryeministrit, Benjamin Netanjahu përmes Twitter, pas një takimi në mes të anëtarëve të koalicionit qeverisës, shkruan AlJazeera.

“Liderët e koalicionit kanë vendosur unanimisht që ta shpërndajnë parlamentin dhe të shkohet në zgjedhjet të reja në fillim të prillit”, ka thënë ai.

Kriza e koalicionit mbi një faturë të rekrutimit ushtarak që ka ndikuar në përjashtimet nga shërbimi i detyrueshëm i burrave hebrenj ka çuar ata që ta marrin këtë vendim.

Netanjahu, tash kryeministër për mandatin e katërt si kryeministër ka qeverisur me shumicë të thjeshtë prej 61 ulëseve nga 120 në parlament.

Ai i prinë krahut të djathë të partisë Likud. Sipas ligjeve të Izraelit zgjedhjet nacionale do të duhej të mbaheshin në nëntor të 2019-ës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme