Shpërblehen tatimpaguesit më të mëdhenj për vitin 2015

Prishtinë | 24 Gus 2016 | 14:39 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës (OEK), Administratën Tatimore dhe Doganën, kanë organizuar ceremoninë e shpërblimit të tatimpaguesve më të mëdhenj dhe më të rregullt.

Ky aktivitet synon njohjen publike të kompanive që konsiderohen të jenë kontribuuesit më të mëdhenj të buxhetit të vendit, por edhe ngritjen e vazhdueshme të vetëdijes së komunitetit të biznesit për detyrimet e tyre ndaj shtetit. Bizneset janë përzgjedhur sipas qarkullimit vjetor, 100 000 – 1 milion euro; 1 milion – 5 milionë euro dhe mbi 5 milionë euro, duke përshirë edhe bizneset e reja, biznese këto të cilat nuk kanë kundërvajtje doganore apo tatimore.

Në ceremoni morën pjesë edhe kryeministri Isa Mustafa dhe ministri i Financave, Avdullah Hoti.

Në fjalën e tij, kryeministri Mustafa theksoi se reformat fiskale janë implementuar me qëllim të krijimit të kushteve më të mira të të bërit biznes, duke u mundësuar kështu bizneseve të jenë konkurrente edhe në tregun e BE-së, i cili është njëkohësisht edhe qëllimi themelor.

 

MF-03

Kurse, ministri i Financave, Avdullah Hoti, tha se ministria do të vazhdojë të implementojë reformat fiskale, duke përfshirë edhe kërkesën e vazhdueshme të Odës Amerikane për pushimet tatimore.

Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, tha se kjo ceremoni ka për qëllim mirënjohjen jo vetëm për tatimpagues të mëdhenj, por edhe për tatimpagues të rregullt e që i shërbejnë buxhetit të vendit.

Përfaqësuesi i Odës Ekonomike të Kosovës, Hivzi Dragidella, tha se kryerja e obligimeve ndaj shtetit është kusht për një ekonomi të fuqishme të vendit.

Drejtori i ATK-së, Sakip Imeri, u shpreh se parashohin aktivitete të reja, me qëllim të lehtësimit të zbatimit të ligjit dhe luftimit të ekonomisë joformale, duke përfshirë edhe ofrimin e shërbimeve të veçanta për tatimpaguesit e mëdhenj.

Drejtori i Doganës, Lulzim Rafuna, vlerësoi se komunikimi dhe transparenca e bizneseve ndaj Doganës dhe anasjelltas, kanë ndikuar në zvogëlimin e ankesave karshi Doganës si dhe në rritjen e të hyrave.

Tatimpaguesit e vitit 2015 në bazë të kategorisë së bizneseve me qarkullim mbi 5 milionë euro janë: Cacttus Sh.A, Coca-Cola Hellenic Bottling Company-Kosovo, Kid Zone Kosova Sh.P.K, Ndërmarrja Tregtare Fortesa, Scan Color-Jysk Sh.P.K. Bizneset e shpërblyera sipas qarkullimit 1-5 milion euro janë: Alma Sh.P.K, Deloitte Kosova, Laguna Sh.P.K., N.T.P Arena Engineering, Studio Moderna Kosovë Sh.P.K. Kategoria e bizneseve me qarkullim 100,000- 1 milionë euro janë: Fox Marble Kosova Sh.P.K., Grant Thornton L.L.C., Mirevski-Kosovo D.O.O., N.N.P. Tekno-Konstrukt, Tiki Sh.P.K, ndërsa kategoria e bizneseve të reja janë: Addo Group L.L.C., Defacto Retail KS L.L.C. dhe Drena Sh.P.K.

MF-10 MF-09 MF-08 MF-07 MF-02 MF-01 MF-04 MF-05

Të ngjashme