BE “shpërblen” Greqinë me 6,7 miliardë euro për zbatim të reformave

Prishtinë | 23 Jan 2018 | 09:56 | Nga

Zona euro miratoi në parim dhënien e një ndihme prej 6,7 miliardë euro për Greqinë, pasi konstatoi se Athina kishte zbatuar reformat kryesore të kërkuara në këmbim të mbështetjes së saj.

“Ne përshëndesim miratimin e pothuajse të gjitha masave paraprake duke mundësuar dhënien, në të ardhmen, të 6,7 miliardë eurove”, deklaroi në një konferencë shtypi presidenti i Eurogrupit, Mario Centeno.

Portugezi njoftoi gjithashtu se zona euro do të jetë në gjendje në të ardhmen për të filluar punën teknike mbi masat për të lehtësuar boxhin grek, kërkuar nga Athina, por që po përballet me rezervat e disa vendeve, ku kryeson Gjermania.

“Greqia, e përfshirë në një borxh kolosal prej 180 për qind të PBB-së ka zbatuar 95-110 reforma ekonomike dhe sociale që i janë kërkuar”, nënvizoi komisioneri evropian për Çështjet Ekonomike dhe Financiare, Pierre Moscovici.

Këto reforma janë kërkuar nga kreditorët e Greqisë në kuadër të një programi të tretë ndihme, ndërmarrë në verë të vitit 2015nën drejtimin e Bashkimit Evropian, që parashikon në total kredi që arrijnë vlerën e 86 miliardë eurove.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme