Shpërndahen 300 pako ushqimore për familjet në nevojë në Gjakovë

Prishtinë | 29 Maj 2018 | 16:10 | Nga

Fondacioni Jahjaga, në bashkëpunim me Organizatat Medica Gjakova dhe Medica Kosova në Gjakovë, kanë shpërndarë 300 pako ushqimore në këtë komunë, me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, për 300 familje në nevojë.

“Kjo ndihmë bujare u mundësua nga tri organizata humanitare nga Emiratet e Bashkuara Arabe: Khalifa Bin Zayed Al Nahyan Foundation, UAE Red Crescent dhe Fondacioni Bamirës e Humanitar Zayed Bin Sultan Al-Nahayan, përmes Ambasadës së Emirateve të Bashkuara Arabe në Podgoricë”, thuhet në njoftimin për media të Fondacionit Jahjaga.

Fondacioni Jahjaga, Medica Gjakova dhe Medica Kosova janë falënderuese ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe dhe tri organizatave humanitare që ndihmuan familjet në nevojë të Komunës së Gjakovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme