Zyrtarë të ekzekutivit të Prizrenit, të mërkurën kanë shpërndarë 60 multikultivatorë për bujqit e kësaj komune.
Ky projekt i Drejtorisë së Bujqësisë, sipas zyrtarëve, kap shumën prej 150 mijë eurove.
“Me anë të subvencioneve të shumta bujqësore po mundohemi që vazhdimisht t’i rrisim kapacitetet prodhuese të bujqve të Komunës sonë. Kështu sot, bashkë me drejtorin e Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, kemi bërë shpërndarjen e 60 multikultivatorëve për fermerët përfitues”, ka thënë kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, gjatë ceremonisë së dorëzim-pranimit të mjeteve bujqësore