Shpërthejnë ankesat për tenderët e qeverisë më 2017, 4 janë koncesione

Prishtinë | 09 Pri 2018 | 10:20 | Nga

Mbi 1000 ankesa për procedura të parregullta në prokurimet publike u proceduan te Komisioneri i Prokurimit Publik gjatë vitit të kaluar, nga të cilat 4 ankesa janë për procedurat konkurruese koncesione/ppp, 7 ankesa për procedura e ankandit publik dhe 5 ankesa për procedurat konkurruese leje minerare, raportoi Komisionieri në Kuvendin e Shqipërisë.

KPP ngre shqetësimin se numri i lartë i ankesave po bëhet i papërballueshëm nga stafi.

Pranë Komisionit të Prokurimit Publik janë depozituar 1099 ankesa vitin e kaluar. Ndërkohë  janë marrë 807 i vendimeve, 784 ishin për shqyrtimin në themel dhe 23 ishin vendime për çështje proceduralë administrative.

Përveç 1099 ankesave të regjistruara gjatë vitit 2017, janë mbartur edhe 19 ankesa të depozituara në vitin 2016, për të cilat janë marrë 18 vendime gjatë vitit 2017.

Në 1099 ankesa të depozituara gjatë vitit 2017, për 78 ankesa të regjistruara nëfund të vitit 2017, 53 vendimet e lidhura me to, janë marrë gjatë vitit 2018.

Gjatë vitit 2017 është vënë re një ulje e numrit të ankimeve administrative të paraqitura pranë Komisionit të Prokurimit Publik, krahasuar kjo me vitin paraardhës në raportim. Konkretisht, në vitin 2016 pranë Komisionit të Prokurimit Publik janë dorëzuar 1393 ankesa.

Gjatë vitit 2017 Komisioni i Prokurimit Publik ka vendosur mospranimin e 56 ankesave për shkak se janë dorëzuar jashtë afateve pranë KPP-së dhe/ose pranë autoriteteve kontraktore.

Edhe gjatë vitit 2017 është konstatuar se numrin më të madh të ankesave e zënë ankesat në lidhje me procedurat e prokurimit për ofrimin e shërbimit privat të sigurisë fizike dhe shoqërim të vlerave monetare me 519 ankesa nga 1039 në total ose 50 % duke shënuar një rënie të vogël krahasuar me 60.5 % që ka qenë pesha e këtyre ankesave në vitin 2016.

Gjatë vitit 2017 është përmirësuar ndjeshëm treguesi i lidhur me shpejtësinë e shqyrtimit të ankesave nga KPP, me 45.3 % të ankesave shqyrtuar brenda afatit, krahasuar me 28 % për vitin 2016.

 

Të ngjashme