Pas një muaji mblidhet sot Kuvendi i Shqipërisë, votohen 22 nisma ligjore

Prishtinë | 16 Pri 2020 | 08:54 | Nga Ekonomia Online

Me vetëm dy orë në dispozicion, deputetë të pajisur me doreza, maska e dezinfektantë dhe me një distancë prej 1.5 metrash nga njëri tjetri në parlament do të diskutojnë 24 çështje.

Pas një muaji që nga shpërthimi i pandemisë në vend, sot është hera e parë që Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet nën masa të rrepta.

22 nisma ligjore do të diskutohen që nga ndryshimet në Kodin Penal, aktet normative të Ministrisë së Shëndetësisë për masat ndaj COVID-19, rishikimi i buxhetit të 2020, lirimin e një kategorie të dënuarish, për shtyrjen e pagesës së këstit të tatimit mbi të ardhurat për bizneset, dy dekretet e presidentit Meta për kthim në Kuvend të ligjit për pronat dhe paketën Anti- Shpifje për pjesën që i takon OFL për sekuestrimin e pasurive.

Po ashtu pritet të votohet edhe shtyrja të veprimtarisë së komisionit për Reformën Zgjedhore që duhet të kishte përfunduar më 15 marsi.

Ndërkohë asnjë deputet nuk do të dalë në podium. Ligjvënësit do të qëndrojnë sa më larg njëri-tjetrit, disa në lozha dhe në vendin ku rrinë mediat.

Në sallë do lejohen vetëm tre kameramanë të TVSH, ndërsa seanca nuk do të zgjasë më shumë se dy orë, raporton Tch.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme