Rreth orës 13:09 në Tiranë, në një banesë private ka shpërthyer një bombol gazi dhe për pasojë banesa është përfshirë nga flakët.
Policia së bashku me zjarrfikësit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë arritur t’i nxjerrin dy të moshuar, të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.
Mediat raportojnë se Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon në sqarimin e rrethanave të ngjarjes