Në zonën e njohur “Nëntë katëshe” raportohet se një banesë është përfshirë nga flakët.
Në këtë banesë jetonte një person rreth moshës 60-vjeçare.
Nga informacionet paraprake të dhëna nga 60-vjeçari i cili jetonte vetëm mësohet se shkak i zjarrit është bërë rrjedhja e bombolës së gazit duke shkaktuar edhe shpërthimin e bombolës.
Zjarri ka shkaktuar edhe dëme materiale, ndërkohë që i moshuari kishte marrë disa plagë të lehta, njofton Abc News.