Ka shpërthyer dhuna jashtë stadiumit Stade de France, në të cilën është zhvilluar finalja e Evropianit, Portugali-Francë.
Reuters raporton se deri te përleshja ndërmjet tifozëve dhe policisë franceze ka ardhur si pasojë e mos lejimit të tifozëve që të hyjnë në hapësirën e “Fan Zone”, pasi është arritur numri i caktuar.
“Fan Zone” te kulla e Eiffelit është një organizim për ta shikuar ndeshjen jashtë stadiumit, por në ora 19:00 është plotësuar numri prej 90 mijë vendeve të lira, ndërsa policia nuk ka lejuar që të mbipopullohet hapësira, transmeton Koha.net.
Fansat e revoltuar janë përleshur me policinë, ndërsa kanë hedhur gjësende në drejtim të tyre si dhe kanë djegur mbeturina. Në anën tjetër policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.