Shpërthen diga në Kenia, dhjetëra të vdekur dhe shkatërrime të mëdha

Prishtinë | 10 Maj 2018 | 09:04 | Nga

Zyrtarët në Keni, kanë njoftuar se një digë ka shpërthyer pas reshjeve të mëdha, duke bërë që deri tash 20 veta të ndërrojnë jetë.

Shpërthimi i digës ka bërë që vendi Solai, 190 kilometra nga kryeqytetit, Nairobi të pësojë shumë shkatërrime, shkruajnë mediat e huaja.

“Uji ka shkaktuar shumë dëme në njerëz dhe prona”.

“Dëmi i saktë i bërë ende nuk dihet”, ka thënë Lee Kinyajui, kryetari i Nakuru.

Kryqi i Kuq i Kenisë ka thënë se deri tash janë shpëtuar 39 njerëz.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme