Shpërthen Etna, vullkani më i madh aktiv në Evropë

Prishtinë | 09 Gus 2021 | 19:37 | Nga Ekonomia Online

Vullkani më i madh aktiv në Evropë, Etna, shpërtheu në orët e para të së hënës, duke ngritur llavë zjarri në qiellin e errët të zonës përreth.

Ky aktivitet u shua në orët e fundit të mëngjesit, të ditës së sotme. Nuk është raportuar për ndonjë telash që mund të ketë shkaktuar shpërthimi i lokalizuar i Etnas në fshatrat përreth, por as në funksionimin e aeroportit të afërt të Katanias.

Sidoqoftë, është raportuar për një interesim të madh të njerëzve për ta parë dhe dokumentuar me foto e video këtë ngjarje.

Etna është vullkani më i madh aktiv në Itali dhe Evropë. Dy tjerat janë ai i Strombolit, që ndodhet në qytetin sicilian me të njëjtin emër dhe i Vezuvit, afër Napolit, që për herë të fundit shpërtheu më 1944.

Të ngjashme