Kompania Ujësjellësit Rajonal, “Prishtina”, njoftoi se në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme, ka pëlcitur gypi i ujit në lagjen “Dardania”, përcjell Ekonomia Online.
Si rrjedhojë e kësaj, banorët e kësaj lagje kanë mbetur pa ujë të pijshëm.
KRU “Prishtina” njofton se ekipet teknike janë në vendin e ngjarjes.
“Sa do zgjasë sanimi, varet nga natyra e defektit. Do ju mbajmë të informuar”, thuhet në njoftimin e tyre.