Një efektiv i forcave të armatosura shqiptare të stacionuar në Letoni ka humbur jetën pas shpërthimit të një mine.
Sipas burimeve të A2 CNN, përveç viktimës, dy efektivë të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Efektivët, pjesë e grupit xhenier për demontimin e minave, po marrin pjesë në misionin e NATO-s në vendin baltik për demontimin e minave luftarake.
Në orën 11:00, në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, garnizoni “Skënderbej”, shefi i shtabit, gjeneral Bardhyl Kollçaku do ketë një deklarate për shtyp.