Një nga vullkanet më aktive në Japoni, Sakurajima ka shpërthyer, duke ngritur një re hiri në të paktën 2 000 metra lartësi mbi krater, raporton ABC News.
Sipas Qendrës Këshilluese Vullkanike të Tokës (VAAC), reja e hirit mbi vullkan arrin 4.000 metra ose 2.880 metra mbi krater.
Sakurajima, që do të thotë “Lulja e qershisë”, ndodhet rreth 50 kilometra larg centralit bërthamor Sendai.
Shpërthimet në këtë vullkan kanë qenë të shpeshta që nga viti 1955.