Shpërthen zjarr në QKUK, evakuohen pacientët

Prishtinë | 04 Mar 2018 | 13:55 | Nga

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 11:50, në repartin intensiv të Klinikës Obstetrike Gjinekologjike është njoftuar se nga një Intra tavolinë ka filluar të dalë tym.

Pas kësaj, menjëherë ekipet kujdestare kanë ndërmarrë masat e nevojshme duke  bërë sigurimin e pacientëve dhe foshnjave që ndodheshin në atë hapësirë.

“Pas evakuimit të nënave dhe foshnjave, aparati në fjalë është ndezur dhe ekipet e zjarrfikësve ka shuar zjarrin e lokalizuar tek ai aparat. Janë marrë të gjitha masat e nevojshme për rikthim të shpejtë në punë të këtij reparti dhe nuk ka pasur dëme të tjera, përveç djegies të një (1) intra tavoline”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu ekipet e policisë dhe shërbimeve teknike kanë bërë ekzaminimet e nevojshme që kërkohet në rastet e tilla.

Gjatë ditës ky repart pritet që t’i kthehet punës normale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme