Shpërthen tubi i ujësjellësit, disa lagje të Prishtinës mbesin pa ujë

Prishtinë | 10 Kor 2019 | 12:26 | Nga Norë Kelmendi

Sot në lagjen “Hajvalia” në Prishtinë, sot ka shpërthyer një tub i ujësjellësit, çka edhe ka bërë që shumë banorë të asaj ane të mbeten pa ujë, duke shkaktuar edhe shumë dëme në rrugët e kësaj lagjeje, raporton Ekonomia Online.

Kryeshefi I Ujësjellësit, Ilir Abdullahu, tha për Ekonomia Online, se gjendja në teren është mjaftë e vështirë, derisa njoftoi se ky shpërthim tashmë është zhvendosur nga pozita ku kanë qenë banorët.

“Sot në orët e mëngjesit jemi inform nga e kipet në teren që në lagjen “Hajvalia” në Prishtinë ka shpërthy një gyp i ujësjellësit cka edhe ka shkaktuar dëme të mëdha, tashmë është zhvendosur nga pozita ku ka qenë, banorët vazhdojën të jenë pa ujë, disa lagje sic janë pjesa tek: Pallalti i drejtësisë Fashti ndërkombëtar , Veternik, pjesa e majtë për nga Gjilani”, tha Abdullahu.

Abdullahu shtoi se kjo gjendje do vazhdojë deri në orët e pasditës.

“Ujësjellësi është duke bërë përpjekje për me sanu sitatën. Për kohën e mungesë së ujit, dikun në orët e pas ditës pritet që uji të vjen me informata të tjera për konsumatorë  andaj po presim planet”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme