Policia ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në lokalin e tyre kishte shpërthyer një zjarr.
Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore, njësia e zjarrfikësve dhe njësia e KEDS-it të cilët e kanë lokalizuar zjarrin.
Shkaku i zjarrit nuk dihet, ndërsa dëmi i shkaktuar sipas ankuesit është mjaft i lartë.
Lëndime trupore kanë pësuar pesë persona të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor. Rasti vazhdon të hetohet.