Kryeqyteti i Somalisë, Mogadishu ka qenë cak i një shpërthimi të fortë.
Mediat lokale kanë raportuar se dyshohet për një shpërthim që të makine bombë në distriktin e Howlwadag, ku ka edhe të vdekur, përcjell Klan Kosova.
Në mesin e të vdekurve sipas BBC, dyshohet se ka edhe nxënës pasi që një shkollë afër vendit ku ka shpërthyer vetura është rrënuar tërësisht.
Somalia është cak i rregullt i militantëve të al-Shabab, që dëshiron ta rrëzojë qeverinë e mbështetur nga ndërkombëtarët.