Shpërthim i fuqishëm në Elbasan, vdes 27 vjeçari

Prishtinë | 30 Dhj 2021 | 13:52 | Nga Ekonomia Online

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në fshatin Cërrik të Elbasanit.

Dyshohet se aksidentalisht një të riut i ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse në dorë.

Me këtë rast 27 vjeçari Erion Rexhepi, e ka humbur jetën, shkruan Abcnews.a.

“Më datë 30.12.2021, rreth orës 12:15, në aksin rrugor Elbasan-Belsh, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i lagjes nr. 3”, Cërrik, në rrugë, dyshohet se aksidentalisht, shtetasit Erion Rexhepi., 27 vjeç, banues në Cërrik, i ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse në dorë dhe për pasojë ka humbur jetën”.

“Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme