Për shkak të një shpërthimi të fuqishëm në ngrohtoren e Podolskit në jug të Moskës, 24 mijë qytetarë kanë mbetur pa energji elektrike dhe ngrohje në ditët ku temperaturat në këtë vend kanë rënë nën zero.
E shpërthimin e fuqishëm e ka filmuar një shofer që kishte të vendosur kamerë në pasqyrë, dhe kishte filmuar udhëtimin e tij, transmeton Telegrafi.
Pas topit të zjarrtë që u shfaq në qiell dhe resë me tym të zi, besohet se shpërthimi ka ndodhur rreth 30 kilometra në jug të kryeqytetit rus.
Mediat lokale raportojnë se policia ka filluar hetimet, dhe të konstatojnë shkakun që qoi deri te shpërthimi i fuqishëm.