Të paktën katër persona kanë vdekur në një shpërthim në një kantier detar në Korenë Jugore, njofton departamenti i zjarrfikësve i vendit.
Ky departament nuk ka treguar se cili ishte shkaktari i shpërthimit.
Por, mediat koreane raportojnë se një rezervar shpërtheu në një anije në ndërtim e sipër. Mësohet se të vrarët ishin punëtorë.
“Nuk raportohet për të lënduar,” ka thënë ky departament.