Një shpërthim i madh ka ndodhur në një fabrikë kimike në Port Neches, Teksas.
Sipas mediave të huaja, janë publikuar edhe pamjet dramatike të cilat tregojnë momentin kur flakët shihen “duke u përhapur në qiell”.
Siç shkruan bbc, tre punonjës janë lënduar, në shpërthimin që ndodhi në 01:00 me kohën lokale ditën e mërkurë dhe i cili u ndje 30 milje (48 km) larg.
Një zonë e detyrueshme evakuimi është e vendosur për të gjithë brenda gjysmë milje të vendit.
TPC Group tha në një deklaratë se ka aktivizuar planin e saj të reagimit ndaj urgjencës dhe ka kërkuar ndihmë nga Departamenti i Zjarrfikësve Port Neches.
Ndërsa banorët e Port Neches thanë për mediat lokale se dritaret ishin thyer me milje larg nga uzina.
Crystal Holmes, kapiteni në zyrën e sherifit të Qarkut Jefferson, tha që dy punonjës janë dërguar në spital.
Po sipas bbc, fabrika mund të prodhojë 408.233 ton kimikate, sipas uebfaqes së kompanisë. /Telegrafi/