Shpërthime në Nepali, tre të vrarë

Prishtinë | 26 Maj 2019 | 16:12 | Nga Ekonomia Online

Tre vetë u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën të dielën në dy shpërthime në kryeqytetin e Nepalit, Katmandu, por shkaku i shpërthimeve ishte endei paqartë, tha policia.

Zyrtari i policisë Shyam Lal Gyawali tha: “Ne kemi tre viktima në dy incidente të shpërthimeve, por natyra e shpërthimeve është ende nën hetim”.

Një person u vra në një shpërthim brenda një shtëpie në zonën e banimit Ghattekulo në zemër të qytetit, njofton Klan Kosova.

“Dëgjova një zhurmë të madhe dhe nxitova për të parë muret e një shtëpie që kishte r çarje për shkak të ndikimit të shpërthimit”, tha studentja 17-vjeçare Govinda Bhandari për Reuters në vendin e shpërthimit të parë.

Shpërthimi i dytë ndodhi pranë një floktari në zonën Sukedhara në periferi të qytetit. Dy vetë u vranë në këtë shpërthim, tha policia.

Pesë të lënduarit janë d1%rguar me urgjencë në spital.

Të ngjashme